FAQ
Pyetje të shpeshta
Si përcaktohet çmimi?+
Shqyrtojmë sistemet, numrin e përdoruesve dhe mbështetjen që kërkoni. Më pas ju dërgojmë një ofertë ku përcaktohen shërbimet dhe kostot përkatëse.
Sa shpejt përgjigjeni kur ka një problem?+
Orari i mbështetjes dhe afatet e reagimit përcaktohen në marrëveshje, sipas rëndësisë së sistemeve dhe nivelit të shërbimit që zgjidhni.
A mund të kërkoj vetëm një shërbim?+
Po. Mund të bashkëpunojmë për një faqe web, konfigurim rrjeti, migrim serverësh ose vlerësim sigurie, pa mirëmbajtje mujore.
A punoni edhe me biznese të vogla?+
Po. Shërbimin e përshtatim sipas pajisjeve, mënyrës së punës dhe buxhetit. Fillimisht përcaktojmë çfarë ju nevojitet dhe cilat ndërhyrje kanë përparësi.
Çfarë ndodh nëse përfundojmë bashkëpunimin?+
Ju dorëzojmë dokumentimin, konfigurimet dhe akseset që ju përkasin. Procedura dhe kushtet përcaktohen që në fillim të bashkëpunimit.
A ofroni shërbime jashtë Shqipërisë?+
Po, për punë që mund të kryhen në distancë. Ndërhyrjet që kërkojnë prani fizike diskutohen sipas vendndodhjes dhe mundësisë së mbulimit.